Zëri I Sirenës
Jam vërshimi dhe përkëdhelja e valëve
Që vdesin në rërën e nxehtë
Jam zëri i sirenave
Që vjen nga tejlargësitë tua
Përse ke frikë të prekish këtë det
Të përmbushur me mistere të valëzuara
Që thërmohen në brigje
Për të vajtur më tej
Zëre së paku këtë valë
Që vjen drejt teje
Dhe shtrëngoje
Duke e shtrënguar në duart tua.
poem by Viorela Codreanu Tiron, translated by Baky Ymery
Submitted by Viorela Codreanu Tiron
| Vote! | Copy! | In Romanian